Buffalo thyen Rekordin Botëror Guinness për garën më të madhe të ngrënies së shpatullave të pulës.

Qyteti i Buffalo, N.Y., i njohur për dashurinë ndaj shpatullave të pulës, festoi me një rekord botëror kur 499 persona morën pjesë në garën e ngrënies së “chicken wings”, duke thyer rekordin e mëparshëm.


Ngjarja u organizua si pjesë e spektaklit vjetor “A Not So Silent Night”, një aktivitet festiv i The Revelas Family Foundation i mbajtur në Buffalo Convention Center.

Rekordi i mëparshëm për pjesëmarrësit në një konkurrim të këtij lloji mbahej nga Amazon Web Services me 397 persona, por Buffalo e kaloi këtë me sukses me 499 pjesëmarrës.

Përveç se ishte një ngjarje për të thyer një rekord, eventi ndihmoi në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe mbledhjen e fondeve për programet e shëndetit mendor për të rinj, veprimtaritë e së cilës mbështeteshin nga organizatorët dhe komuniteti lokal. /Telegrafi/