LAJMI I FUNDIT:

Thyhet një bankomat në Veternik

Thyhet një bankomat në Veternik
Foto: Ilustrim

Një bankomat është thyer me mjet shpërthyes sot rreth orës 05:30 të mëngjesit në Veternik, Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, dyshohet se rasti ka mbetur në tentativë, pasi është tentuar të realizohet duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes.

“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke,  me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vashdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç merr vesh Telegrafi bankomati që është tentuar të grabitet është i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). /Telegrafi/