LAJMI I FUNDIT:

I thyen banesën kur ishte në pushim, asgjë nuk mungonte dhe gjithçka ishte pastruar në detaje (Foto)

I thyen banesën kur ishte në pushim, asgjë nuk mungonte dhe gjithçka ishte pastruar në detaje (Foto)

An Arlington nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, kur është kthyer nga pushimi e ka gjetur banesën e thyer, ndërsa asgjë nuk mungonte.

Madje, gjithçka ishte pastruar në detaje dhe shkëlqente, si dhe disa gjërave i ndërruar vendi, duke e bërë edhe më komode, transmeton Telegerafi.


Banesa e pastruar nga të panjohurit

“Jetoj vetëm dhe nuk kam para që të angazhoj pastruese, ndërsa vet nuk kam kohë të pastroj për çdo ditë apo javë”, ka thënë Arlington lidhur me rastin.

Nuk dihet se çfarë gjendje kishte banesa e të riut, i cili nuk e ka primare rregullimin e saj, sepse shumicën e kohës e kalon jashtë.

Forcat e rendit janë duke bërë hetime, se kush mund të jetë personi apo grupi që hyri në hapësirë private vetëm për pastrim. /Telegrafi/