LAJMI I FUNDIT:

Thumbohet Britania, i shiti Maqedonisë materiale për përgjim

Thumbohet Britania, i shiti Maqedonisë materiale për përgjim

Skandali i përgjimeve në Maqedoni ishte i madh kurse jehona e lajmeve u ndëgjua në gjithë botën.

Tanimë institucionet e Maqedonisë thonë se qytetarët dhe zyrtarët nuk përgjohen por një dilemë e tillë mbetet në vetëdijen e të gjithëve, a na dëgjon vallë dikush kur flasim?

Britani e Madhe ka qenë një ndër ”ndihmuesit” e përgjimeve në Maqedoni pasi disa nga materialet nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni janë blerë mjete nga ky shtet.

Aljazeera i ka kushtuar një artikull përgjimit në Maqedoni duke e thumbuar Britaninë e Madhe për shitje të materiale për përgjim të shteteve shtypëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia nuk do ta kishte bërë gjithë këtë proces nëse nuk do të kishte mjete të sofistikuara për ndjekje dhe përgjim, të cilat nuk i kishte brenda vendit. Një ndër vendet nga ku DSK u furnizua me mjete ishte edhe Britania e Madhe” thuhet në lajmin e Aljazeera, të shkruar nga Tena Prelec.

Bëhet fjalë për shitje të gjashtë mjeteve lëvizëse që ndryshe njihen si ”International Mobile Subscriber Identity (IMSI)”. Këto mjete janë përdorur në periudhën e viteve 2011-2015.

Lajmi për Britaninë e Madhe zgjerohet edhe në ”ndihmën” që ky shtet i ka bërë Egjipt për nevoja të shërbimeve sekrete për të përgjuar.

‘The Gamma Group’ kompania që shiti materialet për përgjim, ka marrë disa vërejtje nga ‘The Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD)’.

Epilogu përfundimtar nga gjykatat e Maqedonisë do të jepet gjatë vitit 2018 por nuk dihet kush dhe sa do të dënohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori