Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut VLEN, të cilën sipas tij shërbejnë si dekor në qeverinë e këtij shteti.

Taravari thekson se kryeministri, Hristijan Mickoski, e ka si instrument politik koalicionin VLEN.


“Në Qeverinë e parë kishin 6 Ministra shqiptarë. Tashmë është vetëm një shqiptar. Mickoski me veprime thotë se shqiptarëve ua kam treguar vendin. Mickoski e ka instrument poltik VLEN-in, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri më shumë duken si dekor”, ka deklaruar Taravari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Taravari kujtoi se pikërisht mosrespektimi dhe mosvlerësimi i VLEN-it nga Mickoski, u bë shkas që ai të largohet nga qeveria. edhe arsyet e largimit nga qeveria.