Thuhet se një orë Google Pixel Watch do të lansohet më vonë këtë vit së bashku me Pixel 8

Apple dhe Samsung kanë lansime vjetore për orët e tyre inteligjente, ndërsa linja Fitbit e Google priret të përditësohet në një cikël dyvjeçar.
Sipas një burimi të industrisë, Google do të nis një cikël lansimi vjetor në Pixel Watch.
Ne mund të presim një Pixel Watch të ri, që ka të ngjarë të quhet Pixel Watch 2 së bashku me Google Pixel 8 dhe 8 Pro më vonë këtë vit.
Nëse shikohen të dhënat e viteve të mëparshme, pritet që telefonat Pixel 8 dhe 8 Pro të dalin në tetor, një periudhë kjo kur gjiganti i internetit historikisht ka prezantuar pajisjet e saja kryesore.
Përjashtimi i vetëm është Pixel 5, telefon ky i cili u lansua në shtator.
Ende nuk kemi asnjë detaj në lidhje me Pixel Watch 2.
Megjithatë, disa spekulime përfshijnë se dizajni i përgjithshëm i orës nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë drastike, por thjesht të “rafinohet” në vend të kësaj, potencialisht dhe shpresojmë me një ekran më të madh dhe korniza më të vogla, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Ndoshta një dizajn i ngjashëm do të nënkuptonte gjithashtu se mekanizmi i bashkëngjitjes së brezit të orës do të qëndrojë i njëjtë, duke i lejuar përdoruesit të vazhdojnë t’i mbajnë brezat aktualë të Pixel Watch.
Për sa i përket pjesëve të brendshme, mund të shohim që Snapdragon W5+ të shfaqet me procesin e tij të prodhimit 4 nm, me shpresë duke lejuar që bateria e orës në ardhje të zgjasë më tepër me një karikim të vetëm.
Ne gjithashtu do të donim të shihnim madhësi të ndryshme për orën, por ende nuk ka asnjë tregues për këtë.
Google ka një event në ardhje të Google I/O të caktuar për 10 maj, ku ka të ngjarë që të debutojnë telefonat Google Pixel 7a dhe Pixel Fold.
Google mund të ofrojë gjithashtu disa “teaser” dhe informacione shtesë në pajisje të tjera si Pixel Watch 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qualcomm prezanton platformat e gjeneratës së ardhshme AR/VR Snapdragon XR2 Gen 2 dhe AR1 Gen 1

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Pas ndarjes me FIFA-n, Electronic Arts prezanton video-lojën e re të futbollit ‘FC 24’

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Fillojnë talljet dhe ironizimet në llogari të Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Jozyrtate – Specifikat e mahnitshme të Samsung Galaxy S8!

Franca miraton përditësimin e softuerit të Apple për iPhone 12 pas shqetësimeve mbi rrezatimin e lartë

Një pajisje e re laseri – e madhësisë së një veture - mund të “largojë” rrufetë nga aeroportet dhe stacionet e energjisë bërthamore

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'