“Thuajse nënshkrova”, Moises Caicedo zbulon si e refuzoi Arsenalin për Chelsean

Moises Caicedo ka zbuluar më në fund arsyen pse nuk iu bashkua Arsenalit në dimrin e vitit 2023, periudhë kur “Topçinjtë” ishin shumë afër ta mbyllnin marrëveshjen me Brightonin për rreth 75 milionë funte.
Në atë kohë, Arsenal këmbënguli fort për ta sjellë mesfushorin e Ekuadorit në “Emirates”, por oferta e tyre u refuzua nga Brighton.
Tani, Caicedo beson se gjithçka ka ndodhur pikërisht ashtu siç duhej.
“Gjithçka ndodh për një arsye. Pothuajse firmosa me Arsenalin, por tani jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Koha ishte e duhura”.

Ai tregon se kishte vendosur të priste Chelsean: “Prita derisa Chelsea të vinte për mua. Njerëzit qeshën, thanë se zgjodha vendin e gabuar, por nganjëherë të duhet kohë për t’u përshtatur me një skuadër të madhe. Kjo ishte ajo që më duhej”.
Caicedo shton se ndihet i vlerësuar te londinezët e Ligës Premier: “Dua t’i jap gjithçka këtij klubi sepse nuk dyshuan kurrë tek unë. Zgjodha Chelsean sepse kanë ambicie. Dua të fitoj trofe – më shumë trofe me këtë klub”.
Arsenali, ndërkohë, në verën e vitit 2023 vendosi të mos e riniste më ndjekjen për mesfushorin, ndërsa Chelsea u rikthye fuqishëm dhe e bindi lojtarin t’i bashkohej projektit të tyre./Telegrafi/















































