LAJMI I FUNDIT:

Threads-it i nevojiten vetëm pesë ditë për të arritur shifrën e 100 milionë përdoruesve të regjisturar

Threads-it i nevojiten vetëm pesë ditë për të arritur shifrën e 100 milionë përdoruesve të regjisturar

Threads, aplikacioni nga Instagram i bazuar në tekst, ka arritur shifrën e 100 milionë përdoruesve të regjistruar në vetëm 5 ditë. Rivali i Twitter është lansuar me 6 qershor (apo 5 qershor në kontinentet amerikane), shkruan një gjurmues i aktiviteteve.

Mark Zuckerberg në ditën e parë të lansimit vuri në pah se aplikacioni kishte arritur 2 milionë përdorues në 2 orë, 5 milionë në 4 orë dhe 10 milionë në 7 orë. Në mëngjesin e së premtes, drejtori ekzekutiv i Meta deklaroi se mbi 30 milionë njerëz ishin regjistruat për të provuar aplikacionin e ri.


Deri më tani, boti ChatGPT i OpenAI kishte dallimin e të qenit një nga aplikacionet me rritjen më të shpejtë duke arritur 10 milionë përdorues ditorë në 40 ditë dhe 100 milionë përdorues mujorë në gati dy muaj, raporton TechCrunch, përcjell Telegrafi.

Threads kalon shifrën e 90 milionë përdoruesve
Lexo po ashtu Threads kalon shifrën e 90 milionë përdoruesve

Duke qenë se ky është muaji i parë për Threads, aplikacioni i ri tashmë ka kaluar kufirin e 100 milionë përdoruesve aktivë mujorë. Por mbajtja e përdoruesve në platformë do të jetë sfida e vërtetë.

Përderisa shumë përdorues të regjistruar janë duke e provuar platformën e re të rrjeteve sociale të Meta-s, aty akoma mungojnë disa veçori. Një nga veçoritë që mungon është edhe mbështetja për ActivityHub – një protokoll i përdorur për postimet në rrjetet e decentralizuara.

Përderisa Meta tha se është duke punuar mbi të, aplikacioni nuk mund të jetë pjesë e Fediverse derisa të integrohet ky protokoll.

Përpos kësaj, aplikacioni e ka një ndërfaqe interneti vetëm për lexim, nuk ka mbështetje për kërkim të postimeve, mesazhe, hashtag-e dhe as skedarin “Following”.

Ndër të tjera, për shkak të rregullave të Instagram-it, aplikacioni nuk lejon nuditet në platformën e saj – diçka që lejohet tek një aplikacion tjetër rival i Twitter-it, Bluesky.

Megjithatë, arritja e 100 milionë përdoruesve në një kohë kaq të shkurtër nuk është diçka e vogël. Pra, duket se Threads nuk do të jetë vetëm diçka afatshkurtër.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacionit të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/