Thomas Tuchel vendos rekord për fillimin më të mirë si trajner në historinë e Chelseat

Thomas Tuchel ka vendosur një rekord për fillimin më të gjatë si i pamposhtur ndonjëherë nga një menaxher i Chelseat, pasi ai arriti 13 ndeshje radhazi pa humbje pas fitores së mërkurë mbrëma ndaj Atletico Madridit.
Blutë fituan ndeshjen kthyese të mërkurën ndaj Atletico Madridit, me rezultat 2-0 apo 3-0 në total nga dy ndeshjet duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Hakim Ziyech dhe Emerson shënuan në Stamford Bridge ndërsa Tuchel vazhdoi fillimin e tij mbresëlënës si trajner i Bluve.
Rekordi i Tuchel
Chelsea po luftonte në muajin janar kur klubi shkarkoi Frank Lampard pas një sezoni e gjysmë në krye të klubit.
Tuchel u punësua pasi u la i lirë nga PSG muajin e kaluar, pasi kishte arritur sukses me parisienët, si dhe Mainzin dhe Borussia Dortmund më parë në Gjermani.
47-vjeçari ka transformuar Chelsean në dy muajt e tij në krye të ekipit, duke fituar nëntë dhe duke barazuar katër nga 13 ndeshjet e tij të para.
Ky proces ka eklipsuar rekordmenin e mëparshëm të Chelsea, Luiz Felipe Scolari, i cili kaloi 12 ndeshje i pamposhtur në vitin 2008 në Stamford Bridge.
Mbrojtja ka qenë thelbësore për Chelsean, i cili ende nuk ka pësuar një gol në gjashtë ndeshje në shtëpi nën Tuchel në të gjitha garat dhe ka mbajtur 11 herë portën e paprekur në 13 ndeshje nën drejtimin e gjermanit.
























































