LAJMI I FUNDIT:

​”Thirrjet e nënave” i reagojnë Daçiqit, kërkojnë kushtëzimin e dialogu me fatin e të pagjeturve

​”Thirrjet e nënave” i reagojnë Daçiqit, kërkojnë kushtëzimin e dialogu me fatin e të pagjeturve

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nysrete Kumnova, përmes një konference për media ka reaguar ndaj deklaratave të Daçiqit, i cili kërcënoi serbët që po tregojnë për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

“Kam ardhur që të kërkojë drejtësi. Deklarata publike e Daçiqit, duke i kërcënuar serbet të cilët po i tregojnë krimet serbe kundër shqiptarëve dhe vendet ku ndodhën varrezat masive, në fakt ku janë varrosur shqiptaret nga ushtria serbe, duhet të jetë edhe leksioni i fundit për pushtetarët tanë dhe të gjitha instancat ndërkombëtare”, tha ajo.


Ajo i ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendit që sa më parë të kushtëzojnë bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe të vendosin në radhë të parë çështjen e personave të pagjetur, zbardhjen e tyre dhe kthimin e eshtrave në Kosovë.

Ajo thotë se është prekur shumë edhe me deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, sipas të cilit kjo temë është e konsumuar.

“Kërkoj nga shteti i Kosovës të mos bëjnë politika të gabuara kur janë në pyetje më të dashurit tanë. Për Driton Selmanaj kjo temë është e konsumuar, për mua jo sepse unë kam të drejtë te kërkoj birin tim, Albionin dhe të gjithë bijtë e bijat e Kosovës të cilat ende rezultojnë të pagjetur”, ka deklaruar Kumnova./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori