Street Party Prishtina pritet të mbahet edhe këtë vit me datën 23 qershor në bashkëpunim me Next Level, te kafiteritë e kafeve të vogla, nën Patronatin e Komunës së Prishtinës në kuadër të jubilarit 20-vjeçar të çlirimit të Prishtinës.

Me këtë rast ftohen të gjithë artistët dhe inovatorët e rinj që të aplikojnë me punët e tyre te këndi që do të mundësohet pa pagesë për ta gjatë eventit. Për aplikimet për artist email-i është: Donatrashica@outlook.com kurse për inovatorë ardin@nextlevel-ks.com.


Ky event është i përkrahur nga Win Music Freedom, Telegrafi , Konuts, Selmans Neteork, kurse për pjesën kreative është përkujdesur Black Bird Marketing.

Në program ka artistët lokalë dhe ndërkombëtarë të zhanreve të ndryshme nga soul, funk, jazz e deri te muzika elektronike.

Këta janë disa prej artistëve që do të performojnë: 1. Antigone nga Franca
2. Ad Disha
3. Alban Nimani - Fela Kuti Show w:Band
4. Beat Movement nga Berlini
5. D'Master
6. Gamblemania
7. Gesundheit
8. Gipsy Groove
9. Jazzkova
10. Rubin Beqo
11. Sytë
12. Yll Megi

61195513 2218930381516305 826885237177843712 n

61096628 2219138048162205 464904414218420224 n