LAJMI I FUNDIT:

Thirrja në burgun e Burrelit më 28 nëntor 1947: Kosovë e Çamëri do të jetë prapë Shqipëri

Thirrja në burgun e Burrelit më 28 nëntor 1947: Kosovë e Çamëri do të jetë prapë Shqipëri

Imagjinoni 500 burra, që në kor, këndojnë këngë për mëmëdheun, për flamurin, për Kosovën e Çamërinë, brenda burgut ferr në Burrel.

Të gjithë antikomunistë, të gjithë njëzëri kishin tronditur muret e këtij burgu, duke bërë që t’u dridheshin këmbët gjithë policëve të komandës dhe gjithë administratës së burgut. Ishte festa e pavarësisë, 28 nëntor 1947.


Në librin e saj “Përtej harrimit Abdulla Rami”, Ermira Xhomaqi Godo, sjell shumë kujtime të xhaxhait të saj Avni Xhomaqi, sidomos për periudhën e vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, së bashku me gjyshin e saj Abdulla Ramin.

Ndër kujtimet e shumta të Avni Xhomaqit, është edhe kjo ngjarje me të vërtetë e rrallë, ndodhur në burgun famëkeq të Burrelit.

Xhomaqi kujton se atë ditë, të burgosurit kishin menduar ta përkujtonin kësisoj festën e Pavarësisë: Ata kishin nisur të këndonin fort, njëzëri për flamurin, për mëmëdheun, për Kosovën dhe Çamërinë.

Ngjarja e pazakontë kishte vënë në alarm gjithë administratën e burgut.

Ja si e dëshmon Avni Xhomaqi këtë ngjarje të rrallë.

“Nuk më del nga mendja 28 nëntori i vitit 1947. Mbasdite na kishin nxjerrë për të marrë pak ajër dhe për të mbushur ujë në pusin që ishte në mes të oborrit të burgut.

Ishte Festa e Flamurit atë ditë, dita më e shënuar e shqiptarëve!

Kjo datë e shënuar do të festohej atë ditë edhe aty, do ta festonim atë ditë edhe ne atë jubile në atë burg-ferr të Burrelit ku na kishin hedhur… do ta festonim ashtu duke ia marrë këngës.

Dhe më shumë se 500 zëra burrash shpërthyen bashkërisht në oborrin e burgut. Burra, pleq e djem të rinj filluan të këndonin për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe për Çamërinë: Kosovë e Çamëri/ Do të jetë prapë Shqipëri…

U tronditën muret e burgut nga kënga dhe gjëmimi i gjokseve tona. U vu në alarm policia, administrata e burgut dhe gardianët. Me automatikë në duar, u binin bilbilëve si të tërbuar dhe na detyruan të futeshim brenda. E ndaluan këngën. Drejtori i burgut, rrethuar me togën e policëve na pyeste një nga një:

-Kush e filloi i pari këngën, kush ia mori këngës?

-Të gjithë bashkë ishim në këngë, të gjithë ia morëm këngës, të gjithë bashkë!” – ishte përgjigjja e të burgosurve.

Atëherë të gjithë nuk na merrnin dot, por veçuan prej nesh rreth 30 veta, që i kishin gjithnjë në shënjestër; dhe midis tyre edhe ish-ministrin e Arsimit, Gjergj Kokoshin, Abdulla Ramin, Ibrahim Biçakçiun, Qemal Vrionin edhe të tjerë, dhe pasi i urdhëruan të hiqnin këpucët, çorapet e xhaketat, i futën në birucat e mbushura me ujë të akullt. Këto biruca ishin të posaçme për tortura të tilla. i lanë me orë të tëra…” /mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori