LAJMI I FUNDIT:

“Thirrja e Ezanit” rreth 800 metra nën tokë, minatorët hanë iftar dhe pinë çaj në zemër të minierës së Trepçës

“Thirrja e Ezanit” rreth 800 metra nën tokë, minatorët hanë iftar dhe pinë çaj në zemër të minierës së Trepçës
Iftari brenda në minierën Trepça /Foto: Korab Basha/

Thellë në zemrën e minierës Trepça, rreth 800 metra nëntokë në horizontin e 11-të, minatorët thërrasin “ezanin” për të hapur iftarin në muajin e Ramazanit, në Stantërg të Mitrovicës.

Pavarësisht kushteve të vështira të punës dhe sfidave që paraqet agjërimi në një mjedis me ajër të kufizuar dhe me një punë të lodhshme, minatorët ruajnë fort besimin dhe traditat e tyre islame.


Me solidaritetin e tyre, frymën e bashkësisë dhe ndarjen e iftarit si një moment të rëndësishëm që bashkon kolegët në besim dhe shoqëri, minatorët ftuan edhe ekipin e Telegrafit të bashkëngjiten në “tryezën” e tyre.

Sadik Aliu, mbikëqyrës në Minierën “Trepça” tregoi për Telegrafin se minatorët gjithmonë kanë agjëruar edhe para lufte dhe pas lufte.

Sadik Aliu, mbikëqyrës në Minierën “Trepça” /Foto: Korab Basha/

Ai tha se minatorët edhe pse janë 740 metra në nëntokë me shumë vullnet dhe dëshirë të madhe agjërojnë.

“Vështirë e kanë se ajri është dobët, kanë etje uri, por e agjërojnë. Gjatë muajit të Ramazanit puna veç sa shkon më mbarë”, tha Aliu.

Duke folur për agjërimin e minatorëve, ai tregoi po ashtu se ata ushqimin e marrin prej shtëpisë dhe në pagë ua qesin nga 6 euro për një shujtë.

Gjatë bisedës që ekipi jonë pati me minatorët gjatë ngrënies së iftarit, nuk munguan as të qeshurat nga batutat e minatorëve që i krijonin aty për aty.

E, se marrëdhëniet i kanë shumë të mira mes vete e tregoi edhe minatori Besnik Kurti.

Besnik Kurti, minator /Foto: Korab Basha/

Ai tha se e kalojnë shumë mirë dhe se iftarin e përgatisin të gjithë bashkë.

“Zakonisht me shoqërinë në minierë e kalojmë shumë mirë. Gjatë kohës së Ramazanit kemi pak më shumë lodhje se gjatë ditëve të tjera, pasi dihet se jemi agjërueshëm. Bashkë me shoqërinë e bëjmë iftarin. Punë këtu ka, pasi jemi me ndërrime…ezanin na e thërret një koleg në vakt të iftarit. Në shpi e marrim ushqimin, e do tjera e blejmë duke ardh rrugës. Të gjitha vështirësitë i kalojmë me shoqëri”, ka thënë Kurti.

Edhe minatori Tafil Mehmeti tha se gjatë muajit të Ramazanit lodhja është më e theksuar, por siç theksoi “me shoqëri i kalojmë të gjitha”.

Tafil Mehmeti, minator /Foto: Korab Basha/

“Me kolegë qaq mirë kalojmë saqë dikush përgatit diçka në ushqim. Unë më shumë përgatis se ia kam dorën. Kalojmë shumë mirë mes vete dhe koha shkon shpejt”, tha ai.

Mehmeti po ashtu tha se për kohën e hapjes së iftarit në mënyrë që ta kenë ndjenjën e thirrjes së ezanit, një koleg e kryen këtë detyrë.

“E kemi një koleg që e thërret ezanin, por e kemi dhe me kohë, me vakti e dimë kur është koha, del shoku e thërret ezanin etj… Puna është e lodhshme, por me kolegë kalojmë mirë. Këtu që 12 vjet jam dhe Ramazanin që 12 vjet e kam prit. Me kolegë bëjmë iftar këtu, ushqimin e marrim prej shtëpisë, e këtu e përgatisim”, tha për Telegrafin Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori