LAJMI I FUNDIT:

Thimonier për fillimin e negociatave: Nevojitet që i gjithë sistemi institucional të jetë i përgatitur

Thimonier për fillimin e negociatave: Nevojitet që i gjithë sistemi institucional të jetë i përgatitur

Besoj se ekzistojnë pritshmëri më të mëdha, por e dini, Bashkimi Evropian në vete nuk mund të ketë rolin e shpëtimtarit. Ajo është e përgatitur dhe ka për detyrë të ndihmojë pasi e ardhmja e juaj është evropiane dhe ne aspak nuk dyshojmë në atë, por duhet të punohet në dy anët. Ne nga ana jonë, ju nga ana e juaj, veçmas aktorët politik të cilët do të duhet të gjejnë rrugën e kompromisit pa përdorë amnistinë e ndërsjellë, ka thënë ambasadori francez në vend, Christian Thimonier në intervistën për gazetën “Veçer”.

Duke folur për metodologjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e ka kërkuar Franca, ai ka thënë se qasja për momentin është pozitive dhe se janë në kërkim të zgjidhjes, pa u krijuar situata të reja problematike.


Lidhur me fillimin e negociatave, thekson se nevojitet që i gjithë sistemi institucional të jetë i përgatitur.

“A do të thotë se atëherë do të zyrtarizohen disa vendime dhe do të përshpejtohet procesi, nuk di çfarë të them edhe pse ne atë me vërtetë e dëshirojmë. Sa më shpejt që fillojmë ta praktikojmë metodologjinë e re, aq më mirë. Edhe njëherë do të them se dëshira jonë është sa më shpejtë të shohim rezultate konkrete, veçmas atë ta ndjejnë qytetarët. Dua të rikujtoj se ekzistojnë edhe disa çështje buxhetore, pasi ne për momentin zhvillojmë negociata për buxhetin e ri të BE-së për vitet e ardhshme, që nuk është e thjeshtë, pasi siç e dini, me largimin e Mbretërisë së Bashkuar do të krijohet mungesë prej 12 miliardë euro në vitin e ardhshëm 2021, që është e përafërt me Bruto prodhimin vendor të Maqedonisë, ndërsa në mënyrë shtesë do t’i mbulojmë programet ambicioze të metodologjisë së re”, ka thënë ambasadori Thimonier./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori