LAJMI I FUNDIT:

Theu xhamin e dyqanit të pianove, për të vjedhur një lodër të lirë (Video)

Theu xhamin e dyqanit të pianove, për të vjedhur një lodër të lirë (Video)

Dyqani që shet piano në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ishte shënjestër e një hajni të çuditshëm, që nuk donte të vidhte ndonjë prej instrumenteve muzikore.

Ai e theu xhamin dhe shkaktoi dëme materiale, për ta vjedhur një lodër të lirë, që nuk kushton më shumë se 25 dollarë, transmeton Telegrafi.


Veprimi tij shkaktoi më se 6,000 dollarë dëme, ndërsa pianon e bardhë që ishte afër, tani e ka vënë në shitje me çmim të zbritur.

Hetuesit janë vënë në kërkim të hajnit, që ka shikuar dy herë në vitrinën e të njëjtit lokal, para se ta kryente veprën. /Telegrafi/