Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë dy persona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ndërsa, bëhet e ditur se i dyshuari tjetër për këtë rast gjendet në arrati.

Rasti i cili po hetohet si “Vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje”, ka ndodhur të martën pasdite.

Përleshje me thika në Prishtinë, tre persona të lënduar Përleshje me thika në Prishtinë, tre persona të lënduar

“Rr. Muharrem Fejza (NN) 05.07.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati kanë sulmuar me thika dy viktimat meshkuj kosovarë duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, thuhet se viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafin/