LAJMI I FUNDIT:

Theri për vdekje vëllain 9-vjeç në shtëpi, 12-vjeçarja nga Oklahoma prangoset – vazhdimisht i pyeste policët nëse do të përfundojë në burg

Theri për vdekje vëllain 9-vjeç në shtëpi, 12-vjeçarja nga Oklahoma prangoset – vazhdimisht i pyeste policët nëse do të përfundojë në burg

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Oklahoma, kanë kapur momentin pasi një vajzë 12-vjeçe kishte therur për vdekje me thikë vëllain e saj 9-vjeç në shtëpinë e tyre.

Reklama

E ëma e dyshes Lyda i tha policisë se ishte duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë, kur vajza e saj e zgjoi në mes të natës për t’i treguar se e kishte therur vëllain Zander, transmeton Telegrafi.

Vajza e cila nuk është identifikuar nga policia, dëgjohet duke vajtuar dhe vazhdimisht u kërkon policëve falje që arrijnë në vendin e ngjarjes në Tulsa.

Në anën tjetër djaloshi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike, por nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara nga sulmi me thikë.

Videoja e dedikuar nga The Law & Crime Network, fillon kur vajza zbret shkallëve dhe bërtet “më fal”.

Ajo vazhdimisht i pyeste policët nëse do të shkojë në burg, dhe ua dorëzon thikën me të cilën dyshohet se e kishte therur vëllain.

Megjithatë akoma mbetet i paqartë motivi i këtij sulmi me thikë që ndodhi në mes të natës, derisa e ëma e tyre ishte në gjumë dhe nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një tërmet i fuqishëm godet Bosnjën dhe Hercegovinën – lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm godet Bosnjën dhe Hercegovinën – lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci

Bosnja
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Serbia
Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa

Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa "detaje të negociatave"

Botë
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Evropa
Kalo në kategori