Theresa Maj zyrtarisht do të japë dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore të premten, por do të mbetet kryeministre derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

May njoftoi dorëheqjen e saj dy javë më parë, duke thënë ndjente keqardhje të thellë që nuk ishte në gjendje të mbyllte marrëveshjen e Brexit.

11 deputetë konservatorë konkurrojnë për ta zëvendësuar atë si udhëheqës të partisë dhe përfundimisht, si kryeministër.

Nominimet hapen në orën lokale 10:00 dhe mbyllen në orën 17:00 po atë ditë.

May do të mbetet udhëheqëse e përkohshme, ndërsa zhvillohet gara.

Mbretëria e Bashkuar kishte për qëllim të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars.

Por u shty në 12 prill dhe përfundimisht u shty përsëri më 31 tetor pasi May nuk arriti të bindë deputetët që të miratonin marrëveshjen e saj.

Ajo njoftoi dorëheqjen e saj, duke thënë se kishte bërë gjithçka që mundi për të bindur deputetët për të mbështetur marrëveshjen e tërheqjes që kishte negociuar me Bashkimin Evropian dhe se tani ishte koha që një kryeministër i ri të përpiqej të përfundonte Brexit.

Kandidantët për lidership kanë nevojë për 8 deputetë për ti mbështetur.

Deputetët pastaj do të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar në një seri votimesh të fshehta të mbajtura më 13, 18, 19 dhe 20 qershor.

Dy deputetë do shkojnë në finalen e 20 qershorit dhe do votohen nga gjithë anëtarët e Partisë Konservatore. Ndërsa fituesi pritet të shpallet në 22 korrik. /oranews/