LAJMI I FUNDIT:

“Theranda Wine” shembull i evoluimit në blerje online gjatë pandemisë

“Theranda Wine” shembull i evoluimit në blerje online gjatë pandemisë

Ndonëse pandemia COVID-19 ka shkaktuar humbje të mëdha në të gjithë sektorët, fatmirësisht kemi një sektor që ka përfituar më së shumti, e ai është e-commerce. E-commerce mund t’a përkthejmë nga gjuha angleze si ‘Tregtia Elektronike’ me anë të cilës njerëzit e kanë mundësinë që përmes internetit (online) të realizojnë të gjitha aktivitetet e shitjes dhe blerjes së produkteve të ndryshme. Nga të dhëna të ndryshme është bërë e ditur se ky sektor është zhvilluar aq shumë gjatë kohës së pandemisë, që në gjendje normale nuk do të mund ta arrinte për 10 vite!

Zhvillimi i e-commerce është parë mjaft shumë edhe në shumë biznese e kompani në Kosovë të cilët i janë kthyer marketingut digjital dhe shitjeve online. Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritja e transfereve të iniciuara përmes e-banking (online) është 3. 2 për qind ose për mbi 76 milionë euro më shumë në periudhën janar-qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Një ndër kompanitë shembull e cila e ka të zhvilluar platformën elektronike, aktiviteti i së cilës është parë dukshëm gjatë kësaj kohe, është edhe Suhareka Verari në Suharekë. Kjo kompani vepron që nga viti 1953, duke prodhuar kështu verëra cilësore e unike nga rrushi i rritur në vreshtat e Suharekës të cilat kanë një pozicion të veçantë. Për më tepër, kjo kompani ka tri brende të verës: Theranda, Suhareka dhe SHE, produkte të cilat përveç se në markete, shiten edhe në platformën online: shop.therandawine.com.

Drejtori i kësaj kompanie, Haziz Tafaj, thotë se masat e marra nga qeveria për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ndikuan mjaft shumë në njohjen e njerëzve me shërbimet elektronike, gjë që u pa edhe me rritjen e dyfishtë të shumës së blerjeve në e-shop-in e kompanisë së tij gjatë pandemisë. Kur njerëzit panë se sa lehtë, shpejtë dhe sigurt është për të blerë online, atëherë u adaptuan me këtë lloj shërbimi dhe u ndanë mjaft të kënaqur nga shërbimet e kompanisë sonë.

“Kësaj here festat e fund vitit na gjetën në valën e tretë të virusit, me masa të rrepta nga ana e qeverisë ku të gjithë jemi ende të kufizuar në lëvizje. Pavarësisht kësaj populli jonë jemi shumë pozitiv dhe me aq mundësi sa kemi mundohemi t’i festojmë këto festa e të kalojmë sa më mirë. Siç thotë një shprehje ‘fat në fatkeqësi’, gjatë kësaj kohe aktivizimi i platformës online është i madh dhe po realizohen blerje të shumta për këto festa”- tha Haziz Tafaj.

Procedura e porosisë dhe pagesës në platformën online shop.therandawine.com është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, dhe dërgesat nga kjo kompani te blerësit arrijnë brenda 24 apo 48 orëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Kalo në kategori