Nëna është fjalë e cila nuk mund të përshkruhet me një fjali; është një fjalë e vetme e cila shpreh të gjithë dashurinë që një qenie njerëzore mund ta ofrojë.
Nëna nuk është vetëm një person që e ka lindur një fëmijë, transmeton Telegrafi.
Nëna e përfaqëson një kombinim të ndjenjave, sjelljeve dhe sakrificave që bëhen kur e rrisin një fëmijë.
Ajo është gruaja e vetme në botë e cila vazhdimisht jua falë gënjeshtrat, pavarësisht sa të mëdha janë. Prapëseprapë jua dhuron buzëqeshjen e ngrohtë vetëm pak minuta pasi të jeni sjell keq ose ta keni bërë nervoz.
Një nënë e duron të gjithë dhimbjen kur e refuzoni atë dhe puthjet e saja vetëm sepse jeni shumë “cool” për t’ju parë miqtë me të. Ajo është e vetmja që ju mbështet dhe jua rritë disponimin kur ndiheni keq.
Nënat i lënë anash të gjitha nevojat personale prapa në mënyrë që fëmijët e tyre t’i kenë të gjitha gjërat për çfarë kanë nevojë.
Ato nuk flenë dhe nuk hanë derisa të vini në shtëpi dhe ta dinë se jeni të sigurt e në rregull. Nënat i mbrojnë fëmijët e tyre, edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre.
Një nënë i bënë të gjitha këto gjëra me një dashuri pa kushte, dhe nuk do të ndalet asnjëherë.
Më poshtë jua sjellim disa thënie rreth nënave vetëm për t’ju rikujtuar se sa me fat jeni që keni një nënë.
– “Dashuria e nënës është paqe. Nuk ka nevojë të përvetësohet, nuk ka nevojë të meritohet”
– “Zoti nuk ka mundur të jetë në çdo vend, andaj edhe i ka krijuar nënat”
– “Amësia: E gjithë dashuria fillon dhe përfundon aty”
– “Ne kemi lindur nga dashuria; Dashuria është nëna jonë”
– “Ndonjëherë fuqia e amësisë është më e madhe sesa ligjet e natyrës”
– “Mësuesja e parë e çdo fëmije është nëna e vet”
– “Vetëm nënat mund të mendojnë për të ardhmen sepse e lindin të ardhmen përmes fëmijëve të tyre”
– “Të gjitha femrat bëhen sikur nënat e tyre. Kjo është tragjedia e tyre. Asnjë mashkull nuk bëhet. Kjo është tragjedia e tyre”
– “Nënat që punojnë me orar të plotë – ato janë heroinat e vërteta”
– “Në sytë e fëmijës, nëna është perëndeshë. Ajo mund të jetë e lavdishme apo e tmerrshme, dashamirëse ose e mbushur me zemërim, por në secilën mënyrë ajo komandon dashuri. Jam e bindur se kjo është fuqia më e madhe në univers”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Unë vishem vetë!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre