LAJMI I FUNDIT:

Thënie nga Michael Phelps që ju ndihmojnë ta zbuloni kampionin brenda jush

Thënie nga Michael Phelps që ju ndihmojnë ta zbuloni kampionin brenda jush
Në foto: Michael Phelps, notari më i sukssesshëm dhe me më së shumti medalje olimpike ndonjëherë

Një nga kampionit më të mëdhenj të Lojërave Olimpike, ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave, padyshim se është Michael Phelps.

Në karrierën e tij Olimpike, Michael Phelps i ka fituar mbi 20 medalje dhe shumica prej tyre janë të arta, transmeton Telegrafi.


Michael Phelps vazhdimisht e ka dëshmuar se është një prej atletëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Prandaj, duke marrë parasysh suksesin e tij, ne ju sjellim disa thënie inpsiruese nga vetë ai mbi performancën, pasionin dhe këmbëngulësinë!

– “Nëse thoni se ‘nuk mundemi’, ju jeni duke e kufizuar veten se çfarë mund të bëni ose çfarë do të mund të bëni”

– “Nëse nuk do të kisha notuar më së miri, për këtë gjë do të kisha menduar në shkollë, në darkë, madje edhe kur do të kisha dalë me miqtë. Kjo gjë do të më çmendte”

– “Gjithmonë do të keni pengesa në rrugëtimin tuaj – qëndroni pozitiv”

– “Njerëzit më thonë se, ‘Je me fat. Ke mundësi ta shohësh botën’. Epo, nuk e bëjë. Unë shkoj në hotel, në pishina dhe e njëjta rutinë. Kaq”

– “Nuk mund të vendosësh limit në asgjë. Aq më shumë që ëndërroni, aq më gjatë shkoni”

– “Nuk do të kisha thënë se ndonjë gjë është e pamundur. Unë mendoj se çdo gjë është e mundur përderisa e bindni veten dhe përkushtoheni në të”

– “Çdo herë kur ndihem i lodhur, vetëm e mendoj se sa mirë do të ndihem posa ta arrijë qëllimin tim”

– “Kam gjetur diçka që e dashuroj dhe asnjëherë nuk kam hequr dorë”

– “Nëse dëshironi të jeni më i miri, ju duhet të bëni gjëra të cilat njerëzit tjerë nuk janë të gatshëm t’i bëjnë”. /Telegrafi/