LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Facebook-ut më në fund diplomon: Pas 12 viteve rikthehet në Harvard (Video)

Themeluesi i Facebook-ut më në fund diplomon: Pas 12 viteve rikthehet në Harvard (Video)

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg është kthyer në Universitetin prestigjioz të Harvardit për të mbajtur një ligjëratë para të diplomuarve, ku njëherit i është dhënë diploma nga zyrtarët e Universitetit pasi kishte ndërprerë studimet 12 vite më parë nga ky institucion që ka nxjerrë fytyra të famshme.

Zuckerbergut i është dhënë doktorata e nderit nga Universiteti i Harvardit, ku para studentëve është prezantuar si doktor Mark Zuckerberg, transmeton Telegrafi.


“Nëse arrij ta përfundojë këtu fjalimin, atëherë do të jetë gjëja e parë që e kam përfunduar brenda këtij universiteti”, ka deklaruar Zuckerberg në fillim të fjalimit që në fakt arriti ta përfundojë.