LAJMI I FUNDIT:

Themelohet Lozha Muratorike në Gjakovë

Themelohet Lozha Muratorike në Gjakovë

Sot në një ceremoni festive u bë sjellja e dritës muratorike në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit për media nga Lozha e Madhe e Kosovës (Grand Lodge of Kosovo), i vetmi organizëm muratorik (masonik) në territorin e Republikës së Kosovës, sot u themelua Lozha në qytetin e Gjakovës.


Kjo Lozhë do të quhet Shën Albani, dhe është Lozha e pestë që operon nën Lozhën e Madhe të Kosovës në Orientin e Gjakovës.

“Muratoria e Lirë është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jo-politike, vëllazërore dhe bamirëse në botë. Anëtarët e saj duhet të jenë me qëndrim të lartë moral. Zanafilla e saj rrjedh nga traditat dhe ritualet e muratorëve mesjetarë që ndërtuan katedralet, monumentet dhe kështjellat nëpër Evropë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Kosovë është themeluar Lozha e parë në vitin 2014, Lozha Dardania në Orientin e Prishtinës. Më pas u formuan edhe dy Lozha të tjera, që mundësuan themelimin e Lozhës së Madhe të Kosovës. Të tre këto Lozha kanë punuar deri më 2018 nën autoritetin e Lozhës së Madhe të Shqipërisë, e cila është e rregullt dhe e pranuar nga Lozhat e Mëdha në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori