LAJMI I FUNDIT:

THEM

THEM

Poezi nga: Jorge Debravo
Përktheu: Maksim Rakipaj

S’është lindur njeriu t’i mbajë duart
lidhur mbi bangën e lutjes.
Nuk do Zoti gjunjë të përgjunjur
në kisha,
këmbë të zjarrta do, që rendin
do duar që ndjenja të forta prekin,
do mendje që puthje pjellin,
buzë, që puthje japin.


Them se unë punoj,
jetoj, mendoj
dhe gjithçka bëj është një lutje e vërtetë
që Zotit shumë i pëlqen
dhe më përgjigjet.
Dhe them se dashuria
është më e mira
dhuratë e shenjtë që i bëj Atij,
që ju dua, që dua
dhe vend në ferr nuk ka për mua.