“The Who” në turne lamtumirës

Daltrey, i cili ka mbushur 70 vjet, nuk dëshiron ende të pensionohet dhe së bashku me 69-vjeçarin Pete Townshend do të nisen në turne – njofton The Telegraph.
Për fansat e tyre, ata do të performojnë hitet më të mëdha të grupit, si "Won’t Get Fooled Again", "My Generation", "Baba O’Riley", "Who Are You", "I Can’t Explain" e "Pinball Wizard".
Koncertet do t’i mbajnë në nëntë qytete, duke filluar nga Glasgou më 30 nëntor dhe do të përfundojnë në Londër më 17 dhjetor.
Grupi “The Who” para 50 vitesh bëri performancën e parë në një klub në Harrow, në pjesën veriperëndimore të Londrës.
Ata kanë shitur mbi 100 milionë albume gjatë karrierës, ndërsa Daltrey dhe Townshend e mbajnë grupin të bashkuar pas vdekjes së dy anëtarëve të tjerë, Keith Moon (1978) dhe John Entwistle (2002). /Telegrafi/



























































