LAJMI I FUNDIT:

Thatësirë e paparë në Afganistan: Nëna nuk kishte ‘asnjë zgjidhje tjetër’, veçse të shiste vajzën e saj 6-vjeçare (Video)

Thatësirë e paparë në Afganistan: Nëna nuk kishte ‘asnjë zgjidhje tjetër’, veçse të shiste vajzën e saj 6-vjeçare (Video)

Një thatësirë e paparë në Afganistan ka çuar familjet që të shesin fëmijët vetëm për të ushqyer pjesën tjetër të familjes.

CNN ka folur me familje të shumta në qytetin perëndimor të Heratit, të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të thatësirës rekord.


Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë njerëz janë larguar nga kjo zonë në vitin 2018 për shkak të thatësirës, se sa gjatë dhunës ndër vite që ka prekur vendin.

OKB vlerëson se mbi 275,000 njerëz janë zhvendosur nga thatësira, 84,000 prej tyre nga qyteti dhe 182,000 në rajonin e Badghis.

Katër vite pa shira, kanë shkatërruar bujqësinë e rajonit dhe madje ka ndikuar që prodhimi i opiumit të bjerë me një të tretën këtë viti, pavarësisht rezultatit rekord në vitin 2017.

Kushtet ekstreme të motit shkaktojnë shqetësime se ndryshimet klimatike globale po ndikojnë rëndë tek vendi më i brishtë në botë, ku dekada luftë kanë dëmtuar ekonominë.

Jashtë Heratit, në një kamp refugjatësh, një kameraman i CNN takoi Mamareen, i cila ka humbur bashkëshortin e saj në luftë, si dhe shtëpinë për shkak të thatësirës. Ajo u detyrua të shesë vajzën për të ushqyer në mënyrë urgjentë fëmijët e tjerë.

Akila, 6 vjeçe, është tani në posedime të një familjeje tjetër. Mamareen shiti Akila për 3.000 dollarë për Najmuddin, i cili i ka premtuar asaj djalin e tij 10-vjeçar, Sher Agha.

“U largova nga fshati im me tre fëmijët e mi për shkak të thatësirës së madhe”, thotë ajo. “Kam ardhur këtu duke menduar se do të marr ndihmë, por nuk kam marrë asgjë. Për të shmangur urinë mes fëmijëve të mi, ia dhashë vajzën time një burri për rreth 3 mijë dollarë, por deri tani nuk kam pasur vetëm 70 dollarë. Burri im u vra gjithashtu”.

I pyetur nëse Akila e dinte fatin e saj, përcjell oranews.tv, ajo tha: “Ajo nuk e di se unë e kam shitur, si do ta kuptonte ajo, është një fëmijë, por nuk kisha asnjë zgjedhje tjetër, qoftë në lot apo në të qeshura, ajo do të duhet të shkojë. Kush do të shiste një pjesë të zemrës së saj?”.

Një akt bamirësie?

Fati i saj qëndron larg, në një tjetër tendë më të pasur në kamp, me Najmuddin, blerësin e saj. Por për Najmuddin, ky ishte një akt bamirësie.

“Familja e saj nuk kishte asgjë për të ngrënë, ata ishin të uritur”, tha ai. “E di që unë jam gjithashtu i varfër, por jam i sigurt se mund ta paguaj ngadalë … në dy deri në tre vjet”.

Kameramani afgan ngulmoi; a nuk janë ata fëmijë? “Kjo nuk ka rëndësi, këto gjëra ndodhin këtu, madje edhe një i moshuar martohet me një vajzë të re”.

Najmuddin është viktimë e thatësirës së njëjtë që ka shkatërruar Afganistanin perëndimor, i cili dikur ishte copëza e kombit të shkatërruar nga lufta, pa dalje në det.

Ai tha: “Kultura e grurit nuk është bërë, ne nuk mund të rrisim pjeprat, të gjitha kulturat e tjera u thanë për shkak të thatësirës. Ne humbëm bagëtinë tonë, delet, lopët dhe dhitë ngordhën nga uria pasi nuk kishte ushqim për ta”.

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori