LAJMI I FUNDIT:

Thatësira ka ulur nivelin e liqenit të Fierzës

Thatësira ka ulur nivelin e liqenit të Fierzës

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta kanë ndikuar ndjeshëm në liqenin e Fierzës. Aktualisht niveli i ujit ka rënë në kuotën 285 metra mbi nivelin e detit.

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta që kanë mbërthyer rajonin po pakësojnë ndjeshëm prurjet e lumenjve që furnizojnë ujëmbledhësin më të madh në Shqipëri.

Vetëm 40 metër kub ujë në sekonde janë prurjet që raportohen nga salla operative e Fierzës kurse kuota ka zbritur në 285 metra mbi nivelin e detit nga 296.5 e kuotës maksimale.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës punon me tre turbina, me qellim uljen e deficitit të krijuar mes sasisë së importuar dhe kërkesave për konsum.

Parashikimet e meteorologëve nuk flasin aspak në favor të KESH pasi edhe pjesa e mbetur e Gushtit nuk do të ketë reshje, duke detyruar këtë te fundit që të rrisë sasinë e blerjes së energjisë për të mbuluar kërkesat e tregut./ABC News Albania

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori