LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb (Video)

Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mos themelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

“Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka pengu komuniteti serb por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

“Kam qeverisur dy mandate me ta dhe kanë qenë korrekt. Nuk duhet ti shkojmë me sy të keq e as armiqësor, ata janë qytetarë të Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione është legjitime”, u shpreh Thaçi, shkruan Telegrafi.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodh në kohën e duhur.

“Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga SHBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodh.”, tha presidenti Thaçi.

I pyetur se a do të jetë temë e dialogut me Serbinë, krijimi i Ushtrisë, presidenti shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe ka Kushtetutën e saj dhe se Ushtria do të bëhet nga Kosova.

“Çështja e Ushtrisë nuk diskutohet e nuk do të diskutohet me Serbinë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i Ushtrisë të jetë serb.

” Nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do të më pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu”, theksoi Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori