LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës

Thaçi: Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin Ukshin Hoti në përvjetorin e tij të lindjes.

“Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta”, ka shkruar Thaçi.

Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrin ta përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Ndërsa më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë. /Telegrafi/