LAJMI I FUNDIT:

Thaçi udhëton për në Bjellorusi, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk

Thaçi udhëton për në Bjellorusi, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të shefit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut, një ngjarje e nivelit të lartë që mbledh protagonistë kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, drejtues të OJQ-ve dhe gazetarë, për të diskutuar për çështje rajonale dhe globale të sigurisë.

Thaçi do të marrë pjesë edhe në pritjen e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Bjellorusi, Peter Dettmar, si dhe shefit të konferencës, Wolfgang Ischinger, si nikoqirë të kësaj konference.


Të mërkurën, presidenti Thaçi pritet të mbajë një fjalë rasti në një panel me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, me moderator ish-ambasadorin Ischinger, ndërkaq panelin do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei.

Thaçi do të flasë edhe për përpjekjet për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe për të forcuar perspektivën euroatlantike për Kosovën dhe rajonin.

Temat e tjera që do të diskutohen në takimin e Konferencës së Sigurisë të Munihut që do të zhvillojë punimet në Minsk të Bjellorusisë janë siguria energjetike, siguria transnacionale, inteligjenca, Procesi i Minskut, marrëdhëniet lindje-perëndim, kontrolli i armëve dhe ndërtimi i mirëbesimit, si dhe konfliktet rajonale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori