LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Stoltenberg, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Thaçi takon Stoltenberg, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer me NATO-n dhe KFOR-in si dhe procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me NATO-n, e cila është garantuesja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.


“KFOR-i vazhdon të kryejë një punë të mrekullueshme në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Thaçi po ashtu ka theksuar se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është duke shkuar sipas dinamikës të përcaktuar nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

“FSK sot është një forcë profesionale, e standardeve të NATO-s, e trajnuar nga NATO, forcë multietnike e që angazhohet për përfaqësim të barabartë gjinor”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nga ana e tij ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti shtoi se ka ardhur koha që të avancohen marrëdhëniet tona dhe Kosova të anëtarësohet në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori