LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit, sulm ndaj fjalës së lirë

Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit, sulm ndaj fjalës së lirë
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Thaçi ka thënë se sulmi ndaj Petroviqit, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit.


Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Postim i tij i plotë:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori