LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Serbia t’i ndalë veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës

Thaçi: Serbia t’i ndalë veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk do të lejojnë vaku dhe se çdokush që largohet nuk do të kthehet më.

Sipas tij vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve.

“Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Pasi kjo ka të bëjë me segmente të sigurisë dhe ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, ritheksoj se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë.

Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori