LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i reagon Kurtit: “Regjimi i vjetër” i solli Kosovës lirinë e pavarësinë, regjimi i tij solli molotovin, zollat e djegien e institucioneve

Thaçi i reagon Kurtit: “Regjimi i vjetër” i solli Kosovës lirinë e pavarësinë, regjimi i tij solli molotovin, zollat e djegien e institucioneve

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka polemizuar në distancë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini i është kundërpërgjigjur Kurtit për termin e përdorur “regjimi i vjetër”, përcjell Telegrafi.


“Struktura që ka qenë në institucione tash e 20 vite i kanë sjellë Kosovës lirinë, pavarësinë e Kosovës, 115 njohje ndërkombëtare, e kanë integruar në rreth 20 organizata ndërkombëtare, kanë themeluar ushtrinë por ky regjimi i vjetër-ri Kurti çka i solli Kosovës. Cilat janë standardet e tij. Janë molotvi, gurët, shemba e institucioneve, vezët, minahedhësit, zolla, djegia e institucioneve, dhuna”.

Presidenti thotë se pse deri më tani Kurti ka heshtur për vdekjen e Astrit Deharit.

Thaçi thotë se ku mbeten bizneset e oligarkëve që deri më tani Kurti i përmendte çdo ditë.

“Këto janë standardet dhe kriteret që nuk i respekton ai”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Ai thotë se kryeministër më të dobët dhe më të papërgjegjshëm se Kurti Kosova nuk ka pasur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori