Thaçi: Qytetarët të mbështesin referendumin, marrëveshja me Serbinë nuk do ta prek Maqedoninë (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror në vend. Pas takimi me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në konferencë për shtyp të përbashkët Thaçi tha se Kosova dhe Maqedonia janë vende që nuk kanë asnjë çështje të hapura dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Thaçi ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mbështesin referendumin dhe të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë. Thaçi shtoi se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është zgjidhja më e mirë e mundshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne zhvilluam takim të shkëlqyer me Zaevin. Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, përkundrazi janë shtete mike me bashkëpunim të shkëlqyer në gjitha sferat. Të dy qeveritë po bëjnë hapa të rëndësishëm për bashkëpunim, në veçanti reformat që do të jenë në interes të vendeve tona, të popujve tonë. Ishte inkurajues fakti që dëgjova nga Zaev që tani jemi në fazën përmbyllëse të autostradës Prishtinë-Shkup, e cila do t’ua lehtësojë njerëzve nga Maqedonia dhe Kosova të lëvizin lirshëm”.
“Gjithashtu jam këtu për të inkurajuar dhe mbështetur angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjes së emrit. Mendoj se është vendimi më i drejtë i mundshëm dhe ne gjithë si liderë e kemi detyrë të mendojmë për vendet. Kosova ju inkurajon, ju mbështet, që të ecni përpara drejt anëtarësimit në NATO për të ardhme evropiane. Ftoj në emër të Kosovës të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “pro”, pasi është në të mirë të paqes së rajonit”, tha mes tjerash Thaçi.
Ai shtoi se pas marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, është radha e Kosovës që të mbyll çështjen me Serbinë. Thaçi tha se marrëveshja do të jetë e vështirë, por u shpreh optimist dhe theksoi se marrëveshja eventuale, nuk do të prek asnjë vend të rajonit.
“Më mirë tani ta bëjmë marrëveshjen, se sa pas një ose dy dekadash. Nuk kemi të drejtë mbajmë peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Kam biseduar edhe me Ilir Metan edhe me Gjukanoviqin dhe ju kam thënë se çdo marrëveshje do të jetë në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe do ta ruajmë substancën dhe etnicitetin në të dy shtetet. Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë marrëveshje që Maqedonia do të jetë komode. Nuk do të ketë marrëveshje që cënon miqtë tonë. As Maqedoninë, as Malin e Zi e as Shqipërinë”, shtoi Thaçi.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se Maqedonia po tenton që të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjithë shtetet fqinje. Zaev paralajmëroi se hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq do të realizohet dhe do të mundësojë bashkëpunim më të madh mes Kosovës dhe Maqedonisë.
“Bashkëpunimi me fqinjët na jep mundësi që të ecim përpara. Hapja e kufirit të përbashkët Bellanoc-Stançiq do të na jep mundësi të rrisim bashkëpunimin mes shteteve. Lidhja energjetike është prioritet i jonë. Maqedona përshëndet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe mbështet zgjidhjen pozitive që do të jetë në të mirë të qytetarëve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të jenë të bashkuar”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi