Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara të kryesuar nga kryetari Bujar Kadriu.
Thaçi e ka vlerësuar lart përfshirjen e tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuara në kuadër të këtij forumi.
“Të bashkuar mund të jeni shumë më të zëshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara, Bujar Kadriu, ka thënë se misioni i tyre është që t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë sa më mirë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe të unifikojnë politikat dhe strategjitë e të gjitha organizatave që përfaqësojnë.
“Jemi pranuar si anëtar edhe në Forumin Evropian për Persona me Aftësi të Kufizuar (EDF) dhe kjo na jep mundësi të përfaqësojmë zërin tonë në nivel evropian”, ka thënë Kadriu.
Presidenti Thaçi u ka premtuar përkrahje institucionale dhe rritje të pjesëmarrjes aktive në shoqëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme
Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane
“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251