LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për Carl Bildt: Më erdhi në zyrë për ndarjen e Kosovës, nuk pranova

Thaçi për Carl Bildt: Më erdhi në zyrë për ndarjen e Kosovës, nuk pranova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka folur për situatën politike në Kosovë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk do të jetë e lehtë, meqë nuk ka ndonjë zgjidhje magjike.


“Unë kam besim, do të punoj për interesin e vendit tim dhe qytetarëve”, ka thënë ai.

Thaçi ka rrëfyer edhe një takim me Ish-diplomati suedez Carl Bildt i cili tashmë është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

“Carl Bildt ka ardhur tek unë dhe ka thënë thjesht duhet me u nda. Ka ardhur në zyrën time ka thënë kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet. Unë i kam thënë, nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq, tung”, u shpreh Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për Status Quo, ndërsa ka thënë se është e rrezikshme dhe dobëson Kosovën.

Bushati ka thënë se presidenti Thaçi nuk po u tregon të vërtetën qytetarëve kur flet për korrigjimin e kufijve dhe e përshkruan atë thjesht si një ndryshim teknik.

Ai ka thënë se fakti që ky proces ka shqetësuar disa prej kancelarive evropiane tregon se nuk bëhet fjalë për një korrigjim teknik, por për diçka më shumë dhe potencialisht të rrezikshme.

Nga ana tjetër, presidenti Thaçi shprehet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se bashkësia ndërkombëtare është e unifikuar në qëndrimin pro marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Thaçi ka debatuar me analistin Fatos Lubonja lidhur me epilogun e mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi.

Lubonja ka pyetur presidentin Thaçi nëse Kosova do të humbas diçka nga një marrëveshje me Serbisë, sidomos një pjesë të Mitrovicës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Thaçi, i cili ka paralajmëruar se as Gazivoda, as veriu i Mitrovicës dhe as Trepça, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kurrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë kompromisi në raport me Serbinë.

“Gazivoda, Veriu i Mitrovicës, Trepça, në asnjë rrethanë as në tavolinë nuk do të vijnë, nuk do të jenë kurrë në tavolinë për arritjen e një marrëveshje. Janë dhe do të mbeten pjesë të Kosovës. Është e përmbyllur për mua”, ka thënë Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori