LAJMI I FUNDIT:

Thaçi para nisjes për në Samitin e Berlinit: Nuk do të lejojmë sovranitet të dyfishtë në Kosovë

Thaçi para nisjes për në Samitin e Berlinit: Nuk do të lejojmë sovranitet të dyfishtë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar sot se samiti i Berlinit do të jetë një mundësi e mirë për hapjen e perspektivës për gjithë rajonin, ndërsa pret që kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ta bindin shtetin serb për njohjen e Kosovës.

Para nisjes për në Samitin e Berlinit, presidenti Thaçi në një konferencë për media ka thënë se Kosova shkon me qëndrime të qarta në këtë samit, ku edhe një herë ka përsëritur që Kosova është gatshme për vazhdimin e dialogut.


“Nesër mbahet takimi i Berlinit kushtuar zhvillimeve aktuale në Kosovë në veçanti. Do të jetë një mundësi e mirë që të hapen perspektiva të mira për rajonin. Kosova shkon me qëndrime të qarta, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Kosova është e qartë që të vazhdoj dialogun, një marrëveshje që hap mundësi për dialog, por në asnjë mënyrë kushtëzim. Pres që të dënohet gjenocidi, nga iniciatorët e këtij takimi. Gjithashtu potencoj që pozicioni jonë është kushtetues dhe ligjor. Nuk pres që do të ndodhë dialog apo negociata, por unë vazhdoj të theksoj pozicionin tim se do të ishte mbështetja për bashkëngjitje të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Nuk do të lejojmë asnjë lloj sovranitet të dyfishtë, as ndonjë model gjerman-gjermano apo asnjë lloj asociacioni”, tha ai.

Ai tha se pret nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ta bindin shtetin serb për njohje të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori