LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i ofron Australisë Njësitë Emergjente të FSK-së, për të shuar zjarret

Thaçi i ofron Australisë Njësitë Emergjente të FSK-së, për të shuar zjarret

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka ofruar Njësitet Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje të menjëhershme operacionale për të ndihmuar autoritetet e Australisë në shuarjen e zjarreve.

Këtë, Thaçi e ka bërë përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison.


“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, shkruan Thaçi në njoftimin e tij.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/