LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në takimin me diplomatin hungarez: Është krijuar momentum i ri, ka pajtim global për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Thaçi në takimin me diplomatin hungarez: Është krijuar momentum i ri, ka pajtim global për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.

Presidenti Thaçi tha se Kosova i është mirënjohëse Hungarisë për përkrahjen e vazhdueshme.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi se priten vendime të rëndësishme në ditët në vijim, si ai për INTERPOL, për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, presidenti Thaçi u shpreh se është krijuar një momentum i ri dhe një pajtim global që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë u shpreh pro zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe të përpjekjeve për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.

“Jemi ndër kontingjentet më të mëdha në KFOR dhe do të rrisim edhe më shumë kontributin tonë, duke dëshmuar përkushtimin tonë për paqe në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë kryediplomati Szijjártó.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ministri Szijjártó u shpreh se Hungaria e mbështet marrëveshjen që arrihet si rezultat i bisedimeve në mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori