LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në pritjen për nder të ish-presidentit Chirac: Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor

Thaçi në pritjen për nder të ish-presidentit Chirac: Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka marr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese.


Ai ka shkruar se Kosova është krenare që është  pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor.

“Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.

Me nderime ushtarake përcillet në banesën e fundit, liderët botëror nderojnë ish-presidentin francez Jacuqes Chirac
Lexo po ashtu Me nderime ushtarake përcillet në banesën e fundit, liderët botëror nderojnë ish-presidentin francez Jacuqes Chirac

Kujtojmë që Chirac ka vdekur më 26 shtator në Paris në moshën 86-vjeçare. Ai ishte president i Francës për dy mandate nga 1995 deri më 2002 dhe 2002 deri më 2007, kurse më parë ka qenë kryeministër i vendit dhe kryetar i Parisit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori