Ai po ashtu ka folur edhe për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohje reciproke të shteteve, për të ardhme evropiane.
“Pjesëmarrja e delegacionit kosovar në këtë takim është e një rëndësie të madhe për Kosovën sepse Kosova për herë të parë merr pjesë në një takim të tillë të shteteve të përfaqësuara nga e gjithë bota që organizohet në Bjellorusi, një vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj vlerësoj se është një mundësi shumë e mirë që të kemi kontakte me përfaqësuesit e shtetit të Bjellorusisë dhe përfaqësuesit e kësaj bote që ende janë në proces hezitues apo janë në një proces të shikimit të vendimit të tyre për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Shteti i Kosovës është një storie e suksesit dhe si storie të tillë do ta prezantojë edhe nesër në fjalën hyrëse që do ta kem të konferencës që do të flas për Kosovën, për rajonin për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje kjo gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e Kosovës, që hap perspektivë të sigurt dy vendeve perspektivën evropiane, por për Kosovën edhe njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, pastaj edhe mundësinë e heqjes së vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe Kosova të fitojë një njohje globale”.
“Mendoj se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është edhe një mundësi tjetër, por është realisht një njohje më e gjerë ndërkombëtare për suksesin, progresin dhe realitetin e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran, si një proces krejt i pandalshëm. Do të kem takime të ndryshme me lider të ndryshëm të cilët janë në konferencë, natyrisht do të marrim pjesë edhe në pritjen e presidentit të Bjellorusisë që do të organizohet në hapësirat e presidencës së tij ku do të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë konferencë, por pres që të takohem edhe me liderët e ndryshëm të Bashkimit Evropian, të ish-republikave sovjetike, gjithashtu edhe të vendeve të tjera të botës. Kështu që është një mundësi shumë e madhe e komunikimit të drejtpërdrejt në një konferencë të përbashkët në një periudhë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%
Meta me akuza të rënda ndaj Ramës: Ishte iniciator i procesit që synonte të asgjësonte Kosovën
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251