LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në Betejën e Koshares u dëshmua se forca e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri

Thaçi: Në Betejën e Koshares u dëshmua se forca e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Betejen e Kosharës ën 20 vjetorin e saj.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se drejtësia e kauzës dhe forca morale e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri pushtuese.


“Drejtësia e kauzës dhe forca morale e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri pushtuese. Kjo u dëshmua edhe në Betejën e Koshares.
Sot dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë me respekt të thellë Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Fetahun dhe qindra dëshmorë që ranë për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/