Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë që mos të ngutet për transformimin e FKS-së në ushtri, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do të formojë ushtrinë.
Por, cili do të jetë vendimi që presidenti do ta merr, pasi që edhe sot ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta tërheq projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ka për qëllim ta bëjë Kosovën me Forca të Armatosura.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e presidentit me argumentin se një hap i tillë nuk mund të hidhet pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Analistët këtë situatë e vlerësojnë si një pozicion konfrontus në mes Hashim Thaçit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të iniciativës të tij më të fundit për ta transformuar FSK-në në ushtri të Kosovës.
Artan Muhaxhiri, analist politik ka thënë për “Zëri”, se kjo është hera e parë që për një projekt të rëndësishëm politikë ka mos pajtime të thella në mes institucioneve kosovare dhe partnerëve ndërkombëtar.
Sipas tij, presidenti i vendit nuk ka pas arsyeje që të vij deri te kjo situatë.
“Unë mendoj se ka qenë absolutisht e panevojshme që të krijohet ky konflikt sepse një projekt kaq i madh që është ushtria e Kosovës nuk meriton t’i nënshtrohet një beteje të këtillë. Nëse themelohet ushtria përkundër mospajtimeve të hapta të qarta të partnerëve ndërkombëtarë është i pritshëm edhe prishja e raporteve me ta” , ka thënë Muhaxhiri.
Tutje Muhaxhiri ka thënën se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka obligim moral që ta marrë guximin politikë dhe t’i jap zgjidhje kësaj problematike në mënyrën më të dobishme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët.
Edhe analisti, Blerim Burjani mendon se presidenti Thaçi ka hapur një debat në temën e themelimit të Ushtrisë me partneret ndërkombëtarë, njëkohësisht po kërkon këshilla se si të arrihet deri të transformimi i FSK-së në forcë të armatosur.
Burjani ka thënë se presidenti deri me tash ka pasur opinione rreth metodologjisë se si të vi deri të ky transformim, si dhe për të gjet një zgjidhje.
“SHBA dhe BE e dëshirojnë pajtimin me Kushtetutën , pra ne radhe të parë ndryshimet të bëhen në pajtim me procedurën që parasheh kushtetuta, është e vërtet që Thaçi nuk ka konsultuar askënd si zakonisht as në opinionin e brendshëm edhe pse këtë iniciative qe ka marr Thaçi e përkrah e tërë shteti i Kosovës kuptohet dhe qytetaret e saj”, tha Burjani.
Burjani mendon se nëse duhet të tërhiqet projektligji për transformimin e FSK-së, në ushtri duhet dhen zgjidhje.
Sipas tij, deri me tash lista serbe ka penguar këtë themelim, duke shtuar se cili ishte propozimi i miqve tanë në këtë temë.
“Thaçi dhe ideja e tij ishte hapja e debatit me bashkësinë ndërkombëtare dhe konsultimi me ta. Tash ata po jepni versione të pritjes dhe konsesusit ne mes shumicës dhe pakicës që jeton ne Kosove. Hapja e kësaj teme nga Thaçi nuk është kërkesë për aprovim, por është kërkese për shqyrtim të saj, pra ende do të merr kohë konsultimi. Kosova duhet të gjej një rrugë për themelimin e ushtrisë sa me parë, andaj duhet gjet modelin. Por, nëse edhe ndodh themelimi me ligj kjo nuk do të thotë se është bërë diçka e pa pritur, sepse Kosova ka nevojë për një zgjidhje në këtë temë dhe e ka lutur me shumë se dy vjet këtë pakicë për të aprovuar ndryshimet ata e kanë dëgjuar Beogradin. Andaj ka mbet peng tërheqja nuk është zgjidhje është prolongim, por jo zgjidhje pra cila është zgjidhja”, thekson Burjani.
Burjani mendon se Kosova ka probleme të mëdha dhe do të ketë më këtë Kushtetutë për disa tema që nuk lejon Kushtetuta aktuale, duke shtuar se kjo është kurth kushtetuese që ka ndodhë e tash pasojat po shihen. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre