LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kujton viktimat e masakrës së Tivarit

Thaçi kujton viktimat e masakrës së Tivarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 74 vjetorin e masakrës së Tivarit, ka kujtuar të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke thënë se ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme.

Postimi i plotë i Thaçit:

“U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova.

Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme.

Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/