LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse për rastin e 26 vjeçarit – vdekja e tij assesi nuk guxon të mbetet enigmatike

Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse për rastin e 26 vjeçarit – vdekja e tij assesi nuk guxon të mbetet enigmatike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili u hodh nga konvikti që po mbahej në karantinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja e tij assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.


“Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike”, shkruan Thaçi.

Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojë sa më shpejt rastin.

“I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie”, ka thënë më tej.

Po ashtu presidenti ka kërkuar përgjegjësi institucionale, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit.

“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”, shkruan në fund Thaçi./Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori