Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë “MEDEF International” në Paris.
Presidenti Thaçi ka thënë se si shtet i ri, me popullatën më të re në Evropë, Kosova është e etur për dije, punë, zhvillim dhe prosperitet, duke paraqitur një potencial të madh për investime.
Ai ka thënë se në Kosovë janë bërë reforma në të gjithë sektorët e jetës dhe konfirmimi më i mirë i këtyre të arriturave është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit me Bashkimin Evropian, por edhe marrja e statusit të vendit kandidat për fondet e MCC-së të Kongresit Amerikan.
“Të dyja këto janë dëshmi e suksesit tonë në reforma të gjithanshme dhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Jemi vend me rritje konstante ekonomike, mesatarisht 4 për qind në vit, që prej kur jemi shtet. Kemi stabilitet të borxhit publik dhe sistem bankar të suksesshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas komunikatës së Presidencës, kreu i shtetit ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe më gjerë, me kontinentin dhe me portet më të mëdha, duke shtuar tutje se është rritur vazhdimisht edhe prodhimi vendor dhe cilësia e prodhimeve.
“Kemi vazhduar të hapim shkolla e universitete që të përgatisim fuqi punëtore, që të jetë konkurrente në Evropë. Sot shohim kompani evropiane e botërore që kanë ardhur në Kosovë dhe po i shfrytëzojnë këto kapacitete e këto potenciale të Kosovës”, ka pohuar ai.
Presidenti ka thënë se mbi të gjitha, sot Kosova është një vend që ka mbyllur kapitullin e luftës dhe është një shtet i fokusuar në zhvillim, bashkëpunim dhe integrim.
“E kemi thënë qartë që veten e shohim në NATO dhe në Bashkim Evropian. E kemi mirëpritur konfirmimin nga NATO-ja dhe BE-ja që Kosova, si dhe i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin në këto dy organizata”, ka thënë presidenti Thaçi.
I pari i shtetit ka theksuar se Kosova nuk është më ajo e para 20 vjetëve, por është një vend që me sukses ka tejkaluar shkatërrimet e luftës dhe është kthyer kah paqja dhe zhvillimi.
“Në këtë sukses tonin jemi falënderues për përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare kanë qenë bashkë me ne në ndërtimin e sistemit tonë juridik, që garanton drejtësi për të gjithë”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për shtetin francez, që ka përkrahur Kosovën në ndërtimin e paqes, në ndërtimin e shtetit dhe tash na përkrahin në ndërtimin e një të ardhme evropiane.
“Jemi mirënjohës që kompanitë nga Franca kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë. Por, dëshirojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë, sidomos në ekonomi”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai i ka ftuar kompanitë e Francës që t’i shikojnë mundësitë për të bashkëpunuar sa më shumë në fushën e ekonomisë, me interes të ndërsjellë të dy shteteve, por edhe të tërë kontinentit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia