LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj u përmenden nga Freedom House, flet profesori universitar në Norvegji: Akuza e ka bazën në perceptimin e njerëzve, ajo nuk qëndron

Thaçi e Haradinaj u përmenden nga Freedom House, flet profesori universitar në Norvegji: Akuza e ka bazën në perceptimin e njerëzve, ajo nuk qëndron

Të mërkurën është publikuar raporti i organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, ndërsa Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Freedom House në raport ka një referencë mjaft të rëndë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.


“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.

Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha thotë se metodologjia e ndërtimit të raportit është e tillë që bazohet në serinë e perceptimeve të opinionit publik dhe analistëve politik që punojnë në Freedom House.

Ai thotë se edhe renditja e Kosovës në listë varet edhe nga renditja e shteteve tjera.

“Kosova ka ecur para në dy nota por mbetet në vendin e njëjtë pasi edhe vendet tjera kanë përparuar”.

Duke folur për përmendjen e emrave të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit në këtë raport, Hoxha thotë se kjo bazohet në përceptime.

“Kjo e  ka bazën te perceptimet e njerëzve, dhe tek përceptimi i tekstshkruesit, por nuk besoj se kjo akuzë qëndron”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori