LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ministrin britanik Lancster, flasin për FSK-në

Thaçi takon ministrin britanik Lancster, flasin për FSK-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin britanik Mark Lancster për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.


“E vlerësojmë shumë përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën. Pa ndihmën tuaj dhe të shteteve të tjera mike, Kosova nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, u shpreh presidenti Thaçi.

Me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster, presidenti Thaçi ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa, ministri britanik Mark Lancster, i cili më herët kishte shërbyer edhe si ushtar i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive dhe ndryshimet në Kosovë.

“Kosova ka bërë një punë shumë të mirë për integrimin e komuniteteve dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur standarde të larta”, ka thënë ministri Lancster.

Duke folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ministri Lancster theksoi se Britania e Madhe e mbështetë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori