Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë vitit 2016 Kosova ka shënuar progres pothuajse në të gjitha fushat.
Ai në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se 2016-shi ka qenë vit i hapave historikë për shtetin tonë.
“Hyrja në fuqi e MSA-s, dialogu politik me NATO-n, anëtarësimi në konventa ndërkombëtare, anëtarësimet në UEFA e FIFA, medalja e artë e fituar nga Majlinda në Lojërat Olimpike, sukseset e Rita Orës e Dua Lipës, i filmit ‘Shok’ dhe ‘HomeSweetHome’, na kanë bërë krenarë të gjithëve”, ka deklaruar Thaçi, duke shtuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë zhgënjimi më i madh.
“Nuk mund të mohojmë se kemi pritur më shumë, sidomos kur është fjala për liberalizimin e vizave. Ky është zhgënjimi më i madh këtë vit. Zhgënjimi bëhet edhe më i madh kur e kujtojmë se ky është rezultat i politikave të brendshme në Kosovë më shumë se çfarëdo tjetër”, ka theksuar ai.
Thaçi ka folur edhe për punën e koalicionit qeverisës dhe rolin e opozitës, duke thënë se të dyja palët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët politike për t’i zgjidhur problemet që janë në interes të vendit. Në këtë kontekst, presidenti i vendit ka shprehur optimizëm se në fillim të 2017-s kjo klasë politike do t’i përfundojë me sukses procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Edhe koalicioni qeverisës, edhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët politike. Duhet të punojnë dhe t’i përfaqësojnë dinjitetshëm qytetarët dhe shtetin. Koalicioni qeverisës duhet të reflektojë mbi punën e vet dhe ta synojë rritjen e efikasitetit të qeverisjes së vet, kurse opozita duhet të jetë e përgjegjshme në rolin e saj, gjithnjë duke e pasur në rend të parë interesin e qytetarëve të Kosovës. Klasa politike e Kosovës gjithmonë deri tani ka treguar se di të ngrehet mbi interesat personale e partiake dhe të bëjë atë që është në interesin e Kosovës. Besoj se kjo mbetet ende veçoria kryesore e klasës politike në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka premtuar se si president i vendit edhe në vitin 2017 do të vazhdojë t’i ruajë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e shtetit.
“Kam ndërmarr veprime konkrete që kanë ndikuar shumë në përmirësimin e imazhit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, sepse kanë qenë mesazhe të qarta për garantimin e të drejtave dhe lirive të çdo qytetari në vendin tonë. Kam ndërmarrë nisma për forcimin e rendit, ligjit dhe integritetit të shtetit tonë. Në fillim të mandatit jam betuar se do t’i ruaj pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë, se do t’i garantoj liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve, se do ta ruaj edhe Kushtetutën e ligjet tona dhe paqen e mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Punën konkrete e kam nisur dhe në vitin 2017 do ta vazhdoj prej aty ku më ka mbetur”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'